Aplikacion
Armë dhe kapuça në një videoklip “gangsterësh”, teksa një i ri repon me një gjuhë të dhunshme “vijmë e të hekim (heqim qafe)”. Një promovim ky që lë hapësira për diskutim, lidhur me postin aktual të Pjerin Ndreut, por dhe ato të mëparshmet.
Në një kohë kur shkeljet dhe aktet kriminale po mbysin vendin, reklamimi i një produkti që ushqen dhunë apo moskokëçarje ndaj ligjit (pa nënvlerësuar pjesën artistike) nga një kryebashkiak s’mund të mos ta ngacmojë vëmendjen.
Si për t’i mëshuar kësaj teze, e padiskutim si për ironi të fatit, Ndreu më herët ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe drejtorit të Policisë së Tiranës, si i komanduar. /Zoom.al