zoom

Aktualitet

Vidhet një postë private tek 5 Maji, detajet

Një person ende i paidentifikuar, ka marrë një shumë parash nga një postë private dhe është larguar me një motomjet, në rrugën “5 Maji”.

Personi  mbante një send të dyshuar si mjet prerës dhe është futur në filialin e një poste private

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe  po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.