zoom

Aktualitet

(VIDEO) AKSIDENT! Pamje të rënda nga plagosja e dy efektivëve të “Shqiponjave”

Zoom.al ka siguruar pamje nga aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë. Dy policë të “Shqiponjave” u përplasën, ndërsa po qarkullonin me motor në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pranë Kopshtit Botanik. Në video shihen dy efektivë të shtrirë në tokë, ndërsa motori ka dalë nga rruga.

Policët janë rrezikut për jetën, ndonëse kanë marrë disa fraktura në gjymtyrë. Në momentin e aksidentit ata kanë qenë të dy me skafandër mbrojtëse.