zoom

Aktualitet

Videoja virale/ U kap mat duke vaditur hashashin, 59-vjeçari tenton të korruptojë policët

Një i moshuar është zënë në befasi nga vizita e papritur e policëve, teksa po ujiste bimet narkotike në tokën e tij.

Ai u kap “mat” nga punonjësit e policisë, ndërsa ishte duke vaditur bimët me hashash, të mbjella në një tokë dierrë pranë shtëpisë, në jug të vendit.

Sapo ka parë punonjësit e policisë, i moshuari ka hedhur zorrën e ujit në tokë, kur këta të fundit e pyesin “hë si u gdhive”. Por nuk ka mjatuar vetëm kaq, 59-vjeçari ka tentuar edhe t’i korruptojë policët.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Gj., 59 vjeç. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit nga Policia, ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash që mos kryheshin veprime në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike.