zoom

Politikë

Videoja që “çau” rrjetin! Futi 12 dhe nxori 6 ballokume, reagon Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi nga Elbasani mbi videon që solli komente të shumta disa ditë më parë, ku ajo shfaqej teksa fuste 12 ballokume në furrë, për të nxjerrë më pas vetëm 6 të pjekura.

Ballokumet Kryemadhi tha se i bënë në shtëpinë e kandidates për deputete, Mimoza Trimi dhe sqaroi se ishte vajza e saj që u sugjeroi t’i ndanin në dy tepsi. Por megjithatë shtoi se me atë video çanë rrjetin.

“Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote çamë rrjetin. I ndamë në dy tava. Sipas gojëdhënave dolën shumë të mira. Do bëjmë prapë që t’i fusim gjashtë dhe të nxjerrim gjashtë, të mos na fusë Marta duart te tepsia”, tha ajo.