zoom

Aktualitet

VIDEO/ Vrasja në Elbasan, momenti kur 58-vjeçari i afrohet gruas me thikë dhe kallashnikov në duar

ABC siguron pamjet nga momenti i vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku Liljana Buzo 54-vjeç u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo.

Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin. Burime bëjnë me dije për ABC se autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.


E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i  mori jetën pasditen e sotme. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona të tjerë për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.