zoom

Slider

VIDEO | Traversa dhe Lukaku tradhëtojnë Inter-in, Manchester City fiton trofeun e Champions

Manchester City është kampion i Evropës. Në Stamboll, skuadra e trajnerit Guardiola mundi Interin 1-0 në finale.

Kështu City fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre. “Qytetarët” fituan një tripletë fantastike pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup.

Ndeshja në Stamboll ishte shumë taktike, e balancuar dhe e shënuar me pak raste.

Në pjesën e parë dëmtimi i De Bruyne, bëri që City të humbas shumë në mesfushë.

Në pjesën e dytë, “Qytetarët” zhbllokuan ndeshjen falë golit të Rodrit në minutën e 68′.

Reagimi i zikaltrve u prish nga një traversë e  Dimarco dhe një pritje e Ederson nga një goditje me kokë e Lukakut nga afër. /zoom.al/