Aplikacion
Djali, siç thotë ajo, është pika e saj e dobët, derisa emocione të forta përjetoi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin në Klan Kosova, pas surprizës që ai ia bëri.
Darieni i dërgoi Dumës një letër shumë emocionuese, përmes së cilës ai shpreh mirënjohje dhe falënderim ndaj krejt kontributit të saj gjatë rritjes së tij.
“Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente dhe as gabimet e tua njerëzore gjatë rritjes në ato mosha, por të njoh tani, më mirë se kurrë. Nuk ma thotë vetëm llogjika, por edhe ajo ndjenja njerëzore tej llogjikës që hera-herës është më e vërtetë, që më thotë që një njeri si ty nuk thuhet që thjeshtë bëhet, por është i tillë. I madh, i gjërë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do, ndonjëherë më shumë se edhe për veten.
E mendoja dhe e ndjeja shumë, por e besova realishtë kur e pashë tek të gjithë, tek çdokush që të suportojë edhe më shumë pasi le politikën dhe tek po ata që tani vazhdojnë ta ndjejnë të vërtetën tënde, të njeriut që zgjodhi të ndiqte rrugën më të vështirë në vashdimësinë e jetës së saj publike, më shumë se më pare”, kishte shkruar pos tjerash ai. /ZOOM.AL/