zoom

Aktualitet

(VIDEO) Shqiptarët sulmohen në Mitrovicë nga grupet serbe. Dërgohen në spital

Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht ditën e sotme nga serbët që po protestojnë në veri të Kosovës.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë, tek Ura e Ibrit. ku ishin mbledhur disa serbë, pasi paraprakisht ishin tubuar edhe disa shqiptarë.

Njëri nga të sulmuarit është parë të jetë i gjakosur, ndërsa mëe pas të dy personat janë dërguar në pjesën jugore të mitrovicës, ku kanë marrë dhen dihmën mjekësore.