zoom

Aktualitet

VIDEO/ Shihni si e kapin besimtarët autorin e sulmit në xhaminë ”Dine Hoxha”

Zoom.al ka siguruar pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Ai është identfikuar si 44 vjeçarit Rudolf Nikolli.

Në pamjet shihet se fillimisht autori i sulmi është neutralizuar nga besimtarët ndërsa më pas ka ardhur policia për t’i vënë prangat.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, ku Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli është futur në ambientet e xhamisë dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Policia ka bërë të mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes