zoom

Aktualitet

VIDEO/ RENEA “mësyn” restorantin në Vlorë. Tmerrohen turistët, futen poshtë tavolinave

Turistët që po konsumonin drekën në një restorant në Vlorë u tmerruan kur brenda lokalit u futën me armë në duar disa efektivë të RENEA-s.

Ngjarja ka ndodhur paraditën e 9 gushtit në Lungomare, por sot janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë.

RENEA po kryente një operacion dhe brenda pak sekondash efektivët u futën në restorant, kontrolluan e më pas dolën.

Kur efektivët u futën brenda, turistët, përfshirë gra e fëmijë u frikësuan dhe disa prej tyre u fshehën poshtë tavolinave.