zoom

Aktualitet

VIDEO/ Rama mban fjalën, Balluku qesh dhe kafshon buzët

Kryeministri Edi Rama u ndal në Mat këtë të mërkurë për të takuar banorët e zonës, në vijim të të turit elektoral.

Por teksa kreu i qeverisë kërkonte nga qytetarët votën më 14 maj, me qëllim që sipas tij të vijohen punët për ta, të gjithë vëmendjen e kanë marrë mimikat e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Balluku, e cila shoqëronte Ramën në këtë takim si Drejtuese Politike e PS për Qarkun e Dibrës, është fiksuar nga kamerat që qesh në kohën kur kryeministri flet dhe, në një moment, kafshon buzët.

Këto gjeste të zëvendëskryeministres kanë tërhequr jo pak vëmendjen dhe janë bërë virale (kliko linkun këtu).