zoom

Bota

VIDEO/ “Pse e keni problem”, gruaja shfaqet totalisht e zhveshur në emisionin e mëngjesit

Një grua që u shfaq e zhveshur në një emision britanik të mëngjesit ka shkaktuar shumë debate.

Helen Berryman, nga Britania e Madhe, u shfaq në Good Morning Britain të ITV këtë mëngjes për të diskutuar për njerëzit që e shohin nudizmin egoist dhe skandaloz.

Në panel ajo diskutoi me ekspertin e kulturës dhe standardeve Nick Edd. Të dy folën për një incident të fundit në Liqenin Hampstead Heath në veri të Londrës, ku stafi thirri policinë për zhveshjen e një vajze. Për të sfiduar Helen vendosi të shfaqej në panel lakuriq.

“Me të gjitha gjërat që po ndodhin në botë tani, a jemi vërtet kaq të shqetësuar nga një trup lakuriq që bën banjo dielli në një cep të qetë të një parku?”- tha ajo.

Si përgjigje, Ed deklaroi se ishte “absolutisht” i shqetësuar nga mendimi i njerëzve që bënin banjë dielli lakuriq.

Megjithatë, Helen pyeti pse publiku i gjerë duhet të ofendohej nga një shfaqje e zhveshur, më pas bëri shaka se ata mund të “fyheshin” nga ngjyra e këmishës së intervistuesit të saj.

https://