zoom

Bota

VIDEO/ Protestuesit francezë nuk ndalojnë protestat, sulmojnë me vezë Macron

Mijëra francezë dolën protestuan sërish kundër reformës së propozuar të pensioneve, e cila do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç nga 62. Dhjetra protestues sulmuan ndërtesën e Bolsa de Paris në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron.

Në të njëjtën kohë, protestuesit sulmuan Euronext, Bursën e Parisit duke treguar zemërimin e tyre kundër reformës së promovuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në sistemin e pensioneve.

Përpara vizitës së Macron në qytetin jugor francez të Ganges, policia largoi protestuesit që mbanin tenxhere dhe tigane, duke i ofruar  presidentit francez një pritje të ashpër. Sipas raporteve franceze, në disa raste, policia konfiskoi enët e gatimit.

Kohët e fundit, tenxheret dhe tiganët kanë zënë vendin e tyre në protestat në Francë, duke ngjallur imazhe të protestave kundër masave shtrënguese në Argjentinë.

“Vezë dhe tigan, unë i përdor në gatim”, tha Macron teksa filloi vizitën e tij në Francën jugore, ku disa protestues hodhën vezë dhe patate ndaj presidentit francez.