zoom

Bota

(VIDEO) Po raportonte live, makina përplas gazetaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një gazetare gjatë transmetimit live është goditur nga një makinë. Gazetarja nga Virxhinia po raportonte për kushtet klimatike, ndërkohë që u u përplas nga makina.

Në videon e publikuar shihet një makinë që vjen në drejtim të saj duke e rrëzuar në tokë.

Gazetarja fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime të rënda, madje është ngritur në këmbë pas disa sekondash. Pavarësisht se ishte e tronditur nga aksidenti, ajo iu rikthye punës duke raportuar sërish.