zoom

Bota

VIDEO/Pas humbjes së ndeshjes, dy të rinj vrasin 7 persona në Brazil, mes tyre edhe një 12-vjecare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku dy persona të armatosur kanë vrarë 7 persona të tjerë pasi kanë humbur dy herë radhazi një ndjeshje në bilardo.

Personat e armatosur me pistoletë dhe me armë gjahu, kanë hyrë në lokalë dhe kanë kryer krimin makabër, ku është përfshirë edhe një vajzë 12-vjecare.

Policia ka identifikuar dy personat si Edgar Ricardo de Olivero 30 vjec dhe Ezequias Ribeiro 27 vjec, ndërsa ata janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia po mbledh informacione nga dëshmitarët okularë ndërsa kërkimet për dy vrasësit vazhdojnë, ndërsa mësohet se njëri prej tyre të martën ka humbur një ndjeshje me njërin prej viktimave, duke humbur kështu edhe shumën prej 640 paundësh.

Në mbrëmje është kthyer sërish në lokal bashkë me bashkëpuntorin e tij për të fituar ndeshjen por pas një humbje të dytë, të pranishmit kanë nisur të qeshin. Mesa duket refuzimi dhe poshtërimi i ndjerë në moment ka bërë që i riu të masakrojë këdo që gjendej në lokal./zoom.al/

http://