zoom

Slider

VIDEO/ Pamjet që po bëhen virale, momenti kur Marku vë në lojë Prodan-in

Florian Marku ia doli të fitonte ndeshjen më të rëndësishme të karrierës deri më tani, atë përballë boksierit ukrainas Maxim Prodan e vlefshme për titullin kampion bote në IBF.

“Mbreti shqiptar” i bëri të gjithë bashkëkombasit e tij krenarë nëpër botës pasi ashtu siç kishte premtuar, titulli në fund të ndeshjes shkoi në brezin e 28-vjeçarit.

Jo vetëm një boksier i zoti, por Florian Marku njihet edhe për veprimet spektakolore dhe shpesh herë tallëse ndaj kundërshtarëve të tij.

Veprime të tilla nuk kanë munguar as ndeshjen e sotme edhe pse rreziku ishte shumë i lartë. Teksa ishin sekondat e fundit të raundit, Marku kërcen përballë kundërshtarit ndërsa ai vazhdon ta godasë.

Media ndërkombëtare DAZN e ka vënë re dhe shkruan:

“Marku po tallet me Prodan”.