zoom

Slider

(VIDEO) Pamje të frikshme! Momenti kur makina bie në bjeshkën e Dukagjinit

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Bjeshkët e Deçanit në Kosovë, ku një makinë për gara në terrenet malore ose siç njihen ndryshe “Off Road” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një rrëpirë. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur shoferi i kësaj makine, ndërsa kjo është konfirmuar për mediat në Kosovë edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas këtij të fundit, shoferi i makine ka marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Pejës, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.

“Rreth orës 12:30, Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, deklaroi Rugova.