zoom

Aktualitet

(VIDEO) Pak para vrasjes në Tiranë! Marjus Dema shfaqet me armë në dorë

Është publikuar videoja në të cilën Marjus Dema shkon me pistoletë në dorë, në drejtim të tavolinës së lokalit ku është ulur 27-vjeçari Mehmet Qema dhe disa nga miqtë e tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maj” në Tiranë, ndërsa në video duket viktima, autori dhe disa shokë të tjerë, të cilët kanë qenë në një lokal. Në pamjet autori Marius Dema shfaqet me armë në dorë, ndërsa Mehmet Qema përballë tij, veshur me një triko gri.

Dema e ka qëlluar Qemën me një plumb në gjoks për motive ende të paqarta. 27-vjeçari u transportua në spital i plagosur, por nuk mundi të mbijetonte.

Aktualisht policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit, Marjus Demën si dhe 5 persona të tjerë Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi; këta persona akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.