zoom

Slider

Ndërpritet ndeshja Danimarkë-Finlandë! Christian Eriksen bie në tokë pa ndjenja, stadiumi në lot

Ajo çka në dukje nisi si një ndeshje e zakonshme futbolli, përfundoi në një situatë të rëndë lotësh dhe paniku në fushë.

Lojtari i Danimarkës, Christian Eriksen teksa po pasonte topin, humbi ndjenjat dhe krejt papritur u shtri në tokë.

Teksa i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ende nuk ka një informacion zyrtar rreth gjendjes së tij, futbollistët dhe tifozët ndodhen aktualisht në stadium, të përlotur dhe të shokuar.