Aplikacion
Videoja është bërë publike nga vetë Noizy, në profilin e tij në Instagram.
Në video duket momemti kur miq dhe shokë presin reperin derisa del nga ambientetet e burgut dhe më pas e përqafojnë dhe e përshëndesin.
Pasi takon miqtë e tij, Noizy merr celularin, futet në makinë dhe falenderon të gjithë fansat dhe kolegët e tij për mbështetjen. Po ashtu, ai njofton se të mërkurën, datë 21 gusht, do të zhvillojë një koncert në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, si shlyerje për të gjitha koncertet që nuk mbajti dot gjatë ditëve që ishte i arrestuar.
“Sa kisha pa prekur telefon. Nuk di nga t’ja filloj, por falenderoj të gjithë ata që nuk u ndalën asnjë sekondë duke më suportuar dhe duke më dhënë mbështetje. Falenderoj edhe të gjithë kolegët që nuk patën frikë të më suportojnë jo mua, por të drejtën, të vërtetën. E drejta dhe e vërteta do fitojë përherë. Kam besim te drejtësia shqiptare dhe drejtësia në Kosovë. Uroj që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt dhe të marrë drejtimin e duhur. Kam edhe një lajm tepër të rëndësishëm. Meqë nuk i zhvilluam shumë koncerte këtë verë sepse isha i arrestuar, kemi vendosur që këtë të mërkurë, në stadiumin “Selman Stërmasi” të mbajmë një super koncert. Apo nuk kam bërë edhe pushim tani dhe kam shumë energji…”, shprehet Noizy.
Reperi u lirua këtë të premte nga Gjykata e Durrësit, duke lënë garanci pasurore 5 milionë lekë.