zoom

Politikë

(VIDEO) Moment i sikletshëm! Truproja mezi hap derën e Mercedes-it luksoz të Merkelit

Ardhja e kancelares Angela Merkel në Tiranë u shoqërua me disa momente pikante.

Menjëherë pasi mbërriti në Rinas, kancelarja gjermane u nis për në pallatin e Brigadave, ku pritej nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Sapo Mercedesi i saj ndaloi para këmbëve të kryeministrit, i pari që doli ishte truproja i kancelares.

Ai u bë gati t’i hapte derën e makinës por diçka nuk shkonte, kishte ngecur dhe ajo u hap vetëm pas disa sekondash.

Ky ishte momenti i parë i sikletshëm, para se Merkel të dilte dhe Rama t’i zgjaste dorën, por ajo i dha grushtin.