zoom

Aktualitet

VIDEO/ Makina “fluturon” në kanal në Berat

Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të diele në aksin Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një mjet tip “Toyota” përfundoi në kanal pas një manovre që bëri në rrugë, për të shmangur një makinë tjetër tip “Benz”.

Drejtuesi i mjetit “Benz” dështoi të bënte një parakalim dhe shoferi i “Toyotës” shmangu përplasjen me të duke rënë në kanalin në anë të rrugës.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit “Toyota” doli nga mjeti pa lëndime të rënda, ndërsa shoferi i “Benz-it” htë shoqëruar në polici.