zoom

Slider

VIDEO | Magji në Bernabeu, por finalisiti mes Real dhe City-t vendoset në ishull

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City përfundon 1-1.

Finalisti do të vendosë pas 8 ditësh kur të rikthehet në Etihad.

Në Bernabeu, anglezët filluan më mirë me dy mundësi për De Bruyne dhe Rodrigo.

Megjithatë ishin spanjollët ata që zhbllokuan lojën në minutën e 36-të me një goditje nga jashtë zonës nga Vinicius.

Reali nisi më mirë në pjesën e dytë, por ishte skuadra e Guardiolës që barazoi me goditjen e De Bruyne në minutën e 67′.

Në finale Ederson i thotë jo goditjes me kokë të Benzemas (78′) dhe goditjes së shkëlqyer të Tchouameni (90′). /zoom.al/