zoom

Aktualitet

VIDEO/ Lokalit në Himarë i ikin dritat sapo largohet Edi Rama

Problemet me furnizimin me energji elektrike kanë qenë prezente gjatë këtij sezoni veror.

Himara ka qenë një nga zonat që e ka përjetuar këtë problem dhe rasti më i fundit është raportuar në ditët e fundit.

Një denoncim i një qytetari tregon se një lokali në Himarë, ku po qëndronte kryeministri Edi Rama, iu ndërpre energjia elektrike.

Sipas mesazhit, dritat u fikën sapo Edi Rama u largua nga lokali.

Problemin me furnizimin me energji elektrike e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, në përgjigjen që ka kthyer.