zoom

Aktualitet

(VIDEO) “Largohu nga aty se ka bomba”, momenti i shpërthimit nga zjarri në Vlorë, e paralajmëroi banori

Teksa në Vlorë, në fshatin Panaja, banorët po përballen me zjarret, një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata.

Ndërsa gazetari po pyeste një banor të zonës për zjarret, ai e paralajmëron të rrijë larg, pasi në ferra ka bomba dhe pa e mbaruar fjalinë, dëgjohet të plasë një bombë.

“Mos rri afër se këto ferrat kanë bomba, nga ato të 1997, më kanë plasur mua (në sfond shihet të plasë një e tillë). Ja e dëgjove tani, shpërtheu”, tha ai.

Ndërkohë me qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar dhe nga era po përparon duke djegur çdo gjë që gjen.

Flakët kanë dalë në rrugë, duke bllokuar aksin Vlorë-Fier. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 orë në luftë me flakët, vatrat ende janë të fuqishme. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.