zoom

Aktualitet

VIDEO-LAJM/ Momenti kur postieri dorëzon në polici kërkesën për të prangosur Salianjin

Pak minuta më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbërriti shkresa për të ekzekutuar vendimin e Apelit të Përgjithshëm, për të arrestuar Ervin Salianjin.

Shkresa u dorëzua nga një postier.

Veç Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kërkesa për prangosjen e Salianjit i është dërguar edhe Kuvendit, për t’i hequr imunitetin e deputetit.

Pas kësaj kërkese, Kuvendi duhet të mbledhë Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, për të vendosur për fatin e Salianjit.