zoom

Aktualitet

VIDEO/ Hyn i qetë në Exchange dhe e grabit në sy të klientëve! Punonjësja përleshet me autorin

Këto janë pamjet nga momenti i grabitjes së një exchange në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit.

Në video shihet kur autori ka hyrë i pashqetësuar dhe i qetë në pikën e këmbimit valutor dhe ka shkuar tek kasa.

Në atë çast, brenda exchange ndodhej një kliente dhe punonjësja. Kjo e fundit është larguar nga kasa në momentin që hyri grabitësi dhe më pas të dy janë përleshur.

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Fillimisht Florenc Deda ka tentuar të vjedhë një bankë të nivelit të dytë, por pasi ka dështuar shkoi tek exchange.

Ai mori një shumë prej 500 mijë lekësh dhe u largua, por u identifikua nga kamerat e sigurisë dhe u vendos në pranga.