zoom

Lajme

VIDEO/ Humbi nënën pak kohë më parë, Fjoralba Ponari përlotet kur Çiljeta takon me mamanë e saj

Moderatorja Fjoralba Ponari u prek mbrëmjen e kësaj të hëne gjatë spektaklit të Ferma VIP, kur pa Çiljeta Xhilagën që takoi mamanë e saj pas më shumë se 8 javësh qëndrimi në izolim.

Çiljeta u emocionua nga surpriza për shkak të ankthit që ka pasur gjatë këtyre ditëve sepse ajo ka nisur seancat e kimioterapisë.

“Më kënaqni të gjithë. Edhe pse nuk jam mirë, ju ndjek. Albano i ke dhënë një mesazh Çiljetës që më shëroj, të falenderoj. Elsa të falenderoj që i qëndron gocës kaq pranë”, tha mami i Çiljetës.

“Mami është e vetmja që më ka ngelur. Babi ka ikur në qiell dhe zoti të ma lërë sa më gjatë”, shtoi Çiljeta.

Ky moment përloti Fjoralbën, që në vitin 2022 humbi nënën e saj në moshë të re nga një sëmundje e rëndë.

“Prehri i nënës është vendi më i ngrohtë për njeriun dhe ku gjejmë paqe”, u shpreh Fjoralba mes lotësh.