zoom

Slider

VIDEO | Fenerbahçe shkërmoq Tiranën, kampionët e Shqipërisë të brishtë ndaj gjigandëve të Turqisë

Fenerbahçe mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Tiranën në miqësoren e zhvilluar në Turqi.

Gjigandët e Turqisë ishin superior karshi bardhebluve duke e dominuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Kjo miqësore ishte prova gjenerale për kampionët e Shqipërisë në prag të pjesëmarrjes në Champions League, ku do të sfidojnë në turin e parë Dudelange.


Shehi edhe pse hodhi në fushë 11-shen më të mirë, nuk arriti t’i bëjë ballë turqve, që treguan qartë se diferencat janë shumë të mbëdha mes dy skuadrave.

Që minutën e 9-të vendasit kaluan në avantazh, pasi Mërgim Berisha, mposhti portierin Bekaj dhe kjo pjesë u mbyll me këto shifra.

Në fraksionin e dytë filloi festivali i golave me Novak, që dyfishoi shifrat në minutën e 53′.

Në disavantazh Tirana, përpiqet të reagojë, por është Fenerbahçe, që shënon edhe dy herë të tjera me Pelkas në të 84′, dhe Samata-n në minutën e 88′, që kompletoi pokerin.

Përfundimisht 4-0 dhe Tirana e mbyllu me humbje fazën përgatitore që zhvilloi në Turqi. /zoom.al/

FORMACIONET:

Fenerbahçe: Ertugrul, Lemos, Serdar, Novak, Osai, Gustavo, Bruma, Irfan, Linkoln, Mert Hakan, Berisha

TIRANA: Bekaj, Tosheivski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Aleksi, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, Devid