zoom

Bota

VIDEO/ Erdogan këndon para mbështetësve pas fitores

Festa për Rexhep Tajip Erdogan dhe mbështetësit e tij në Turqi ka nisur. Pas fitores që mori përballë kundërshtarit të tij Kemal Kiliçdaroglu, Erdogan doli para turmës mbështetëse me një autobus për t’i falenderuar.

“Kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dua të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na bëri të përjetojmë një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që edhe një herë na besoi përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për pesë vitet e ardhshme. Ne jemi të parët dhe ju duam. Ne jemi të dashuruar me Stambollin, sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe. Sot fitoi Turqia”, iu drejtua Erdogan qytetarëve.

Në fund të fjalimit falenderues, presidenti i rizgjedhur nisi të këndojë së bashku me mbështetësit e tij.