Aplikacion
Po aq dramatik është fakti që ai e ka filmuar momentin pas vrasjes dhe bisedën që bën me gruan e plagosur.
Zoom.al ka siguruar pamjet ekskluzive të kësaj masakre, siç mund t’i shihni në videon e mëposhte. (Kujdes! Pamjet janë shqetësuese!)
“Gruaja ime shk*rdhehet gjithë ditën, [ndërkohë që] unë punoja”- kështu shprehet Taulant Malaj, teksa filmon kufomat e shtrira në dysheme.
45-vjeçari, që jeton prej vitesh me familjen në Itali, thotë se e ka vrarë të bijën 16-vjeçare sepse dyshonte që shtetasi italian (viktima) e ngacmonte edhe atë, përpos faktit se shkonte me gruan e tjj.
Menjëherë rrëmben celularin dhe regjistron skenën e krimit; një kasaphanë e kobshme bërë me një thikë kuzhine. Trupat e pajetë dergjur përtokë, ndërkohë që e shoqja, e plagosur prej tij, reagon e tmerruar.
Regjistrimi:
Taulant Malaj: Mirëmbrëma. Quhem Taulant Malaj, nga Selenica e Vlorës. A e shihni këtë këtu? Ky është italian. Gruaja ime shk*rdhehet gjithë ditën, ndërkohë që unë punoja. Ja ky është. Ia fala një herë, të parën. Ky është i dyti. Shikoje, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre. Edhe çupën, se ngacmonte edhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë.”
Gruaja: Çfarë bëre kështu?
Taulant Malaj: Pusho! Pusho k*rvë e mu*tit! Pusho! Të shk*rdhefsha gjithë ditën! Boll k*rvë! Boll, se të…
Gruaja: Çfarë bëre kështu?
Taulant Malaj: Boll, se ta fala një herë! Boll, boll! Ku është djali? Shiko, i kam therur. Do t’i ther akoma.
Rrethanat e ngjarjes, se si saktësisht italiani u gjet në shtëpi mbeten të paqarta. Ajo çfarë dihet deri më tani është se 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur të ëmën, ndërhyrje që rezultoi fatale.
39-vjeçarja u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al