zoom

Aktualitet

VIDEO E PLOTË/ Minutat e fundit të jetës! Momenti kur Arjan Sala shpëton kolegët, por vetë bllokohet në magazinë

Zoom.al ka siguruar pamjet ku “Dëshmori i Atdheut”, Arjan Sala vrapon drejt vatrës së zjarri për të shpëtuar jetën e punëtorëve, por vetë bllokohet në magazinë teksa luftonte për të shuar flakët. Në video shfaqet e gjithë dinamika e ngjarjes, nga njoftimi që ai merr nga kolegët për zjarrin e deri tek nxjerrja jashtë e punëtorit të fundit. Më pas, i gjithë ambienti mbulohet nga tymi.

Sapo ka marrë njoftimin për zjarr, 32-vjeçari, i cili ishte shef i punonjësve të sigurisë në magazinë, vrapon për t’u shkuar në ndihmë kolegëve. Merr bombolën e fikëses të zjarrit dhe futet pranë vatrës së zjarri me shpresën për të neutralizuar flakët, por pa sukses.

Pamjet e fundit që shihen nga kamerat e sigurisë janë një numër i madh punonjësish, të cilët shpëtohen nga 32-vjeçari, por ai nuk duket në asnjë vend.

Trupi i pajetë i Arjan Salës u nxor tre ditë pas ngjarjes, të mërkurën e kaluar. Ai u gjet shumë pranë derës së emergjencës.

Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Atheut” dhe për familjen e tij u dha edhe një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh.