Aplikacion
Teksa pësoi dëmtime të rënda, autoritetet vendosën që ta shembnin urën. Vinçat po prishin tunelin në të cilin ndodhi aksidenti dhe sipas vlerësimeve të para, shembja do të përfundojë në mesin e javës së ardhshme.
Vendimi për shembjen u mor në orët e para të mëngjesit nga ekipi i inxhinierëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, të cilët shoqëruan zëvendësministrin, Nikos Tahiao, i cili ndodhej në vendngjarje që në orët e para.
Ky seksion i rrugës Olympia do të qëndrojë i mbyllur deri në përfundimin e shembjes së urës dhe për këtë arsye drejtuesit po kalojnë në rrugë alternative. /ZOOM.AL/
Tirana-Partizani/ Policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen dhe apeli për tifozët