zoom

Aktualitet

VIDEO/ Çmenduria në sheshin “Skënderbej”, momenti kur qytetarët frenojnë agresorin

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një automjet i cili ishte i aksidentuar ka hyrë në shesh në momentet kur aty ka patur një numër të madh qytetarësh.

Drejtuesi i automjetit është neutralizuar menjëherë nga qyetarë të pranishëm, të cilët kanë përjetuar momente paniku për shkak të rrezikut të madh që iu kanos.

Zoom.al ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e terrorit në Sheshin Skënderbej, në ditën kur Shqipëria po voton.

Mësohet se efektivët e forcave Shqiponja kanë shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar që ishte në drejtim të makinës.