zoom

Aktualitet

VIDEO/ Brenda shtëpisë së shkrumbuar nga zjarri në Astir

Pamjet në videon e mëposhtme të siguruar nga Zoom.al i përkasin apartamentit të shkrumbuar nga zjarri në zonën e Astirit në Tiranë, këtë mëngjes.

Një grua 62 –vjeçare, Hava Osmenaj, humbi jetën teksa tentoi t’u shpëtonte flakëve duke u hedhur nga apartamenti që ndodhej në katin e tretë të një pallati.

Bashkë me të u hodh edhe i biri, Klodian Osmenaj, 36 vjeç, i cili shpëtoi dhe ndodhet në spital. Policia dyshon se ka qenë 36 –vjeçari ai që e ka vënë zjarrin, pasi vuan nga probleme mendore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55 teksa asnjë nga fqinjët nuk ka mundur të ndërhyjë për ta shpëtuar gruan. /Zoom.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)