zoom

Bota

(VIDEO) Biden ofendon gazetarin në konferencën për shtyp: Bir k*rve

Momenti kur Presidenti Joe Biden e cilësoi gazetarin e FoxNews “bir kurve” në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite, po bën xhiron e rrjetit.

Fyerja erdhi teksa gazetarët po bënin pyetje, pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë mbi përpjekjet për të ulur çmimet.

Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të Fox-it, Peter Doocy e pyeti Bidenin: A mendoni se inflacioni është një detyrim politik në terma afatmesëm?”

“Është një aset i madh — më shumë inflacion,” tha Biden. “Çfarë budallallëqesh”.

Doocy tha në Fox të hënën se vonë në mbrëmje, Biden e mori në telefon menjëherë për të kërkuar falje për komentin e tij.

“Pas një ore nga ai incident, mori në telefon dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik”.

”Patëm një telefonatë të mirë,” shtoi ai.

Doocy shtoi se i tha Bidenit që ka në plan të vazhdojë t’i bëjë pyetje të papritura dhe se Presidenti iu përgjigj pozitivisht komentit.