zoom

Politikë

VIDEO/ Basha si mësues matematike, i jep mësim 8 vjeçarit: 7×7 bëjnë 42! Jo jo jo jo, bëjnë….

Kryetari i PD, Lulzim Basha duket se po përpiqet t’i marrë me shaka, disa nga gafat që ka bërë në takimet me qytetarët apo në parlament.

Dhe sigurisht, më e famshmja është 7×7 bëjnë 42, të cilën lideri i PD nuk e ka problem t’ia kujtojë vetes shpesh herë.

Ai ka publikuar në facebook një video ku zhvillon takime në bizneset e kryqytetit.

Lideri i PD futet në një dyqan dhuratash dhe aty bisedon edhe më një vogëlush, Klajdin që është 8 vjeç.

“Kënaqësi që sot i mësova Klajdit 8 vjeçar se sa bëjnë 7×7 ”, shkruan Basha krah videos.

Pjesë nga biseda

Basha: Kush është ky bukurosh

Klajdi: Përshëndetje

Basha?: Përshëndetje si e ke emrin

Klajdi: Unë jam Klajdi dhe jam 8 vjeç

Basha: U bëfsh 128 vjeç

Klajdi: Faleminderit

Basha: Je në klasë të dytë apo në të tretë

Klajdi: Në klasë të dytë

Basha: Cila është lënda jote e preferuar në shkollë

Klajdi: Matematika

Basha: Je i mirë në matematike Shumë i mirë në matematike?

Djali hesht….

Basha: 42! Jo jo jo, bëjnë 49