zoom

Lajme

VIDEO/ Arben Ahmetaj vendos të flasë: Familja e Ramës u përgjua, në Dubai kanë kasetë. Më kërcënuan

Ish-zv/kryeministri socialist dhe ish-njeriu më i afërt i kryeministrit Edi Rama për shumë vite, rikthehet të trazojë opinionin mbarëshqiptar dhe të shkaktojë “ciklon” politik me akuzat e rënda të korrupsionit.

Pas intervistës së parë ku përmendi emra ndërmjetësish mes qeverisë dhe klaneve kriminale të fuqishme pak javë më parë, në emisionin italian “Report” të RAI 3, Arben Ahmetaj do flasë përsëri dhe këtë herë te “Syri TV”.

Intervista do transmetohet mbrëmjen e të hënës, ora 20:45, teksa priten deklarata tronditëse sipas njoftimit paraprak promocional. Në pasazhe të intervistës së publikuar, ka fraza të bujshme, ku Ahmetaj nga arratia prej më shumë se një viti, teksa kërkohet nga SPAK dhe po aplikon për azil në Zvicër, tregon kërcënimet që ka marrë me jetë personalisht dhe të familjes.

“Ça më thanë mua këta? Do të çojmë në të sëmës… Do të fusim në burg. Do të lënë fëmijët jetimë! T’i marrim gruan dhe ish-gruan e t’i fusim në burg…”, rrëfen Ahmetaj kërcënimet e marra, por pa përmendur emra personash, por vetëm indicio rreth tyre.

Teksa shton se ai e ka ndarë mendjen për të folur dhe do flasë, duke rrëfyer gjithçka. Ahmetaj mes të tjerash përmend një person që flet me dialekt verior dhe është pranë kryeministrit, por edhe për aferat e inceneratorëve dhe milionat e prokurimeve. “Unë po flas, do flas… Sepse unë e kam ndarë mendjen”, thekson Ahmetaj.

Ai shton se personi në fjalë me dialekt verior e kërcënon që nga Italia.”Një njeri që flet me dialekt verior, në Itali, me numër italian dhe me emër rumun”, shprehet ish-zv/kryeministri socialist, i akuzuar për korrupsion.

Por jo vetëm kaq. Ahmetaj do rrëfejë edhe një informacion për përgjime ambientale, që duket se “po lënë pa gjumë familjen e kryeministrit Rama”. Nuk jepen detaje se përsë bëhet fjalë dhe kush i ka bërë përgjimet. “Janë bërë përgjime ambientale ku përfshihet familja e kryeministrit…”, thotë Ahmetaj. Teksa përmend edhe skandalin me ish-drejtorin e FBI-së, McGonigal dhe një filmim të tij në Dubai me eprsonazhe të njohur. Ahmetaj pyet retorikisht edhe se “kush e ka korruptuar Mcgonigalin?”. /ZOOM.AL/

@mega_virale

Arben Ahmetaj flet nga arratia

♬ original sound – Mega News Albania