zoom

Aktualitet

Vetëm 30 të shtruar te Infektivi, mjeku: Nuk ka pacientë në moshë të re

Duket se pranvera e këtij viti po i gjen të lehtësuara bluzat e bardha në spitalet Covid. Mjeku infeksionist Edmond Puca, thotë se aktualisht janë vetëm 30 pacientë të shtruar në këtë shërbim. Ndër ta nuk ka pacientë në moshë të re.

“Janë midis numrave 30-35 pacientë, të cilët po marrin shërbimin. Numri i rasteve është i limituar. Aktualisht janë midis moshave mbi 60,” thotë mjeku.

Pavarësisht uljes së rasteve, pacientët e shtruar aktualisht shfaqin simptoma më të rënda se më parë.

“Problematika është se gjatë gjithë ecurisë së sëmundjes që kanë pasur. Problemi kryesor janë vështirësia në frymëmarrje, lodhja dhe pastaj janë rastet si temperaturat e zgjatura. Nuk kanë klinikë ndryshe. Kohët e fundit kanë pasur më shumë problematika,” shprehet ai.

Puca flet edhe për rastet e të vaksinuarve që janë infektuar nga Covid edhe pas marrjes së dozës duke kërkuar ndihmë mjekësore.

“Ka pasur raste sepse ndonjëherë vaksinat , doza e parë nuk është se ka efikasitet por mund të ketë koiciduar edhe rastet që kanë në kontakt me virusin pak ditë para vaksinës,” thekson mjeku.

Prej më shumë se 48 orësh, në spitalin infektiv nuk ka pasur shtrime të reja. /abcnews.al