zoom

Aktualitet

Veprime të turpshme me një të mitur, procedohet 50-vjeçari në Himarë

Një 50-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Vlorës pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Sipas burimeve të policisë mësohet se një shtetas 15 vjeç ka kallëzuar në polici 50-vjeçarin, për shkak se ky i fundit ka kryer veprime të turpshme kundrejt tij.

“Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht shtetasi A. M., 50 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetas i mitur 15 vjeç, se ka kryer veprime të turpshme kundrejt tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.