zoom

Politikë

Vendoset si do të jetë fleta e votimit. Ja vendimi që mori KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pas shumë ditësh debate se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në më fund, Ilirjan Celibashi tha se fleta e votimit do të ketë emra dhe jo numra.

Ky variant u mbrojt nga PD-ja si e drejtë kushtetuese e zgjedhësve për të votuar për emrat. PS kërkoi që të paktën në Tiranë fleta e votimit të kishte numra që t’u korrenspondonin emrave.

KQZ vendosi gjithashtu që fonti i fletës së votimit të jetë i ndryshëm për cdo qark. /Zoom.al