zoom

Aktualitet

Vendimi/ Shqiptarët që udhëtojnë drejt Greqisë do karantinohen 14 ditë

Dy javë pasi Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi masën e karantinës për të gjithë qytetarët që ktheheshin nga Greqia, Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka vendosur të njëjtën gjë për shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendin fqinj.

Sipas vendimit, të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit me të cilin udhëtojnë, duhet të bëjnë karantinë 14 ditore në shtëpinë e tyre.

Autobusët dhe mjetet me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi dhe po ashtu, ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptarë që duan të shkojnë atje për arsye turistike apo vizite.

Sipas njoftimit më të fundit, pikat kufitare do të punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 19.00. Në Pikën kufitare të Kakavijës do të lejohet të kalojnë deri në 400 veta, ndërsa Kapshtica do jetë e mbyllur.