zoom

Bota

Vendimi i Gjykatës së Lartë për abortet, tre shtete amerikane dalin kundër

Guvernatorët e Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit nuk do të zbatojnë vendimin e Gjyaktës së Lartë amerikane që vendosi sot të ndalojë abortet.

Ata janë shprehur se angazhohen që këto shtete të jenë një strehë e sigurt për të gjithë njerëzit që kërkojnë aborte dhe shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor riprodhues.

Shtetet e bregdetit perëndimor thanë gjithashtu se ishin të përkushtuar për “të mbrojtur pacientët dhe mjekët kundër përpjekjeve të shteteve të tjera për të eksportuar ndalimet e tyre të abortit në shtetet tona”.

Guvernatori Jay Inslee tha: “Shteti i Uashingtonit mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbrojtur aftësinë dhe të drejtën e çdo pacienti që vjen në shtetin tonë në nevojë për kujdes për abortin dhe ne do të luftojmë për t’ia rikthyer këtë të drejtë pacientëve në të gjithë vendin. ”

Guvernatorja e Oregan-it, Kate Brown gjithashtu deklaroi: “Aborti është kujdes shëndetësor dhe pa marrë parasysh se kush jeni apo nga vini, Oregon nuk largon askënd që kërkon kujdes shëndetësor”.