Aplikacion
Disa anëtarë të grupit “Gjenerata e Fundit” hynë në shatërvan dhe ngjyrosën monumentin simbol të kryeqytetit italian me bojë të zezë.
“Ne nuk paguajmë për fosilet, vendi ynë po vdes”, ishte thirrja që shoqëroi sulmin e ambientalistëve. Ata kanë bërë thirrje që t’i jepet fund subvencioneve publike për lëndët djegëse fosile.
Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale ndërsa turistët e pranishëm kanë dënuar këtë akt. Për të ndalur protestën policët kanë ndërhyrë menjëherë.
Grupi ambientalist “Gjenerata e Fundit ”e lidhi protestën me përmbytjet vdekjeprurëse në rajonin verior italian të Emilia-Romagna.
Aktivistët thonë se një në katër shtëpi në Itali janë në rrezik nga përmbytjet.
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë, banorët: Nxirreni jashtë atë legenin Tavo…!