Qyteza, që është njëkohësisht edhe një bazë kërkimore, ndodhet në ishullin “King George”, është zyrtarisht pjesë e territorit kilian në Antarktidë. Është vetëm një nga dy vendbanimet civile atje, ku njerëzit mund të jetojnë me muaj, ndoshta edhe me vite, sipas BBC.
Në shumicën e rasteve, banorët janë shkencëtarë ose personel ushtarak, por ata që vendosen atje për periudha të gjata, marrin edhe familjarët e tyre me vete. Para se të zbarkojnë në ishull, të gjithë duhet të kenë kryer operacionin e thjeshtë.
Në qytet ka vetëm disa godina banimi, një pikë poste, një shkollë të vogël, një bankë dhe një dyqan për pajisje dhe ushqime të ndryshme. Detyrimi për heqjen e apendicit vjen nga fakti që në ishull nuk ka spital, më i afërti është më shumë se 1000 kilometra larg, nga pika më veriore e ishullit. Si rrjedhojë, do të ishte fatale për këdo që do të kishte nevojë urgjente për operacion, që të shpëtonte. Mundësitë e pakta për kujdes shëndetësor kanë bërë që banoret femra të ishullit të rekomandohen të mos mbeten shtatzënë gjatë qëndrimit aty.
Temperaturat në ishull arrijnë deri në -37 gradë celsius dhe për këtë në dimër, të gjithë qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi, pasi rrezikojnë të ngrijnë. Prandaj ishulli është më shumë i populluar gjatë verës, kur temperaturat arrijnë deri në -2 gradë celsius.