zoom

Lajme

Vëllai i reperit të njohur shqiptar godet me shpullë fansin në koncert

Një incident që përfshin edhe muzikantë shqiptarë, ka ndodhur së fundmi.

Albi, që tashmë njihet si vëllai i reperit Azet, me të cilin kanë bashkë edhe disa këngë, raportohet se u konfliktua me një fans, duke arritur edhe në përdorim të forcës fizike.

Ata janë së bashku në çdo koncert dhe shpesh postojnë momente në rrjetet sociale.

Së fundmi është bërë virale një video, ku Albi e godet me shuplakë në fytyrë një fans nga publiku dhe nuk dihet ende arsyeja.

Videoja u bë virale në TikTok, duke marrë parasysh famën e madhe që dyshja e kanë në Gjermani aktualisht.

Azet ndërkaq ka bashkëpunuar edhe me disa emra të mëdhenj të muzikës shqiptare. /ZOOM.AL/