zoom

Lajme

Vëllai i Madh përjashton Ilnisën dhe Meritonin, banorët lënë shtëpinë

Vëllai i Madh mori vendimin këtë të martë të skualifikojë nga loja Ilnisën dhe Meritonin, për shkak të situatave të vazhdueshme të krijuara në shtëpi.

Ledion Liço lexoi vendimin e Vëllait të Madh që ishte brenda zarfit të zi, që mbërriti pasi Egla u përjashtua pas përplasjes me Meritonin, duke ftuar çiftin të lënë shtëpinë.

“Ilnisa dhe Meriton, pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme për sjelljen e pahijshme ju keni vazhduar të silleni po njësoj duke përndjekur banorë nga brenda shtëpisë.

Vëllai i Madh pasi ka analizuar me kujdes ngjarjen dhe çdo veprim tuajin të 72 orëve të fundit ka vendosur që të dy ju të skualifikoheni nga gara”- thuhet në përmbajtjen e zarfit të zi.

“Në këto çaste do të doja të përshëndeteshit me banorët, Vëllai i Madh do të kujdeset për sendet tuaja personale. Ju pres të dyve në studio”, tha Ledioni.