zoom

Aktualitet

Vëllai i Dan Hutrës tregon bisedën e fundit me të: Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua

Vëllai i vrasësit Dan Hutra, ka treguar se ekzekutimi i tre vajzave pak ditë më parë në Tiranë, i ka tronditur ata si familje.

Ai ka rrëfyer se komunikimi i tij i fundit me Dan Hutrën ka qenë në vitin 2006, teksa kujton se i ka kërkuar ose të ndryshojë rrugë, ose ta harrojë familjen e tij.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si e njihni vëllain tuaj Dan Hutrën, si ishte në familje, a ishte i dhunshëm?

Vëllai i Dan Hutrës: Kurrë nuk bëri familje ai, për atë punë e mohova se njeriu kur nuk krijon familje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të familjes, të gjithë vuajmë për një familje, të gjithë punojmë për të ndërtuar një familje, ai kurrë nuk u përkushtua dhe i thashë ti nuk je vëllai im sepse nuk je në gjendje të mbash një familje, nuk je në gjendje të krijosh një familje. Nuk jam interesuar kurrë, kurrë, as kur ka rënë në burg, as se si ka shkuar burgu, as se si ka shkuar gjyqi, kurrë nuk kam marrë asnjë informacion dhe nuk jam interesuar të marr një informacion.

Gazetari : Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain tuaj?

Vëllai: Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006.

Gazetari: Cili ka qenë komunikimi juaj i fundit me vëllain tuaj, çfarë i keni thënë?

Vëllai i Dan Hutrës: Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë.