zoom

Aktualitet

Veliera e braktisur në Spille/ Mister fati i drejtuesit. Çfarë deklaroi djali i tij

Ende nuk dihet asgjë për fatin e drejtuesit të një veliere që është gjetur e braktisur në Spille.

Mjeti lundrues ka hyrë në ujërat shqiptare më 10 shtator, ndërsa kontrollet nga autoritetet janë kryer një ditë më pas për shkak të motit të keq.

Brenda velierës është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet Fellmann Rudiger me datëlindje me vendlindje Leipzig, dukumente të mjetit lundrues në pronësi të tij dhe është sekuestruar 1 pistoletë Walther, 41 fishekë 2 telefona celularë dhe 1 laptop.

Mjeti lundrues është nisur nga Italia, ndaj në hetim për të zgjidhur misterin janë përfshirë edhe autoritetet italiane.

Djali i 85-vjeçarit, që dyshohet se është drejtuesi i velierës, ka pohuar se prej kohësh nuk ka folur me të atin.

“Prej një muaji nuk kam kontaktuar me të”, ka thënë djali.